Për një periudhë prej 12 muajsh, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka paraparë të furnizohet me lule në vlerë prej 9900 eurosh, raporton KTV.
Të hënën kjo ministri ka publikuar njoftimin për kontratë për furnizim me lule, e cila parasheh ndër të tjera 10 copë buqetë me lule të vogla, 10 të tjera lule të mesme e të mëdha. Shoqëria civile vlerën prej afro 10 mijë eurosh e konsideron shpenzim të madh për një ministri siç është ajo e Zhvillimit Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë zyrtarë të MZHE-së nëpërmes një përgjigjeje me shkrim kanë thënë se e gjithë procedura është duke u kryer konform ligjit të Prokurimit.
“MZHE-ja ka publikuar njoftimin për kontratë ‘Furnizim me lule’, të cilat nevojiten për ceremoni të veçanta në aktivitetet e Ministrisë si: vendosja e luleve në tryezë në takime të nivelit të lartë; dërgimi i tyre në vizita të caktuara komemorative dhe ngjarje tjera zyrtare”, ka thënë zëdhënësi Naim Zeqiri.