Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, bëhet me pajisje të re në sezonin e dimrit, e cila njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë në pistë.
Sipas një njoftimi të Aeroportit, në një shumë prej 75,000.00 euro pajisja e përdorur më herët në ANP ‘Adem Jashari’ zëvendësohet me pajisjen e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është pajisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë. Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon”, thuhet në njoftim.