Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA ka promovuar shërbimin e ri “Airport Helper”,një shërbim që do t’iu ofrohet shtesë udhëtarëve të saj si aeroporti i parë në rajon me shërbim të tillë.
Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara ka thënë me këtë rast se ky shërbim do të jetë kryesisht për të moshuarit, për qytetarët që udhëtojnë për herë të parë dhe është shërbim vullnetar, transmeton kp.
Ajo ka shtuar se rreth 30 për qind e stafit të aeroportit janë trajnuar për këtë shërbim të ri.
Në këtë prezantim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të aeroporteve evropiane që zbatojnë këtë shërbim, si aeroporti i Lyonit, Munihut, Romës dhe Napolit, të cilët vlerësuan se këtë shërbim e zbatojnë që nga viti 2012.
-
“Self check-in”, shërbimi më i ri në Aeroportin e Prishtinës
-
Rekord, mbi gjysmë milion pasagjerë brenda një muaji në aeroportin “Adem Jashari”
-
Brenda sfidave të punës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
-
Mbi 3.4 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës më 2023
-
Aeroporti “Adem Jashari” do të zgjerohet