Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjatet për 500 metra pista në Aeroportin e Prishtinës

Pista e ANP “Adem Jashari” do të zgjatet nga 2500 metra, sa është momentalisht, në 3000 metra dhe pritet të përfundojë dimrin e vitit të ardhshëm, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Vlera e projektit për zgjatjen e pistës është rreth 34 milionë euro. Këtë vit janë ndarë 2.1 milionë euro, për vitin 2019 do të ndahen 10 milionë euro, kurse për vitin 2020 do të ndahen rreth 21 milionë euro.

Këto të dhëna u shpalosën gjatë takimit të ministri të Infrastrukturës Pal Lekaj me kryeshefin Ekzekutiv të ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.