Bazuar në Udhëzimin administrativ 2011/3, Komuna e Pejës është dashur deri tashti ta funksionalizonte në tërësi Qendrën për Shërbim të Qytetarëve (QSHQ).
Ky udhëzim nuk është respektuar në tërësi nga Komuna dhe kjo qendër ka funksionuar vetëm pjesërisht, për shkak se jo të gjitha drejtoritë komunale kanë qenë të përfshira me shërbimet e veta në kuadër të QSHQ-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Administratës Komunale, Fatmir Asllani, thotë se bazuar në këtë udhëzim administrativ, deri nga mesi i muajit do të bëhet funksionale në tërësi QSHQ-ja.
Nga java e kaluar, në sportelet e Administratës Komunale, ka nisur ofrimi edhe i shërbimit të Kadastrës, ndërsa ende kanë mbetur pa u unifikuar në këtë qendër shërbimet edhe të disa drejtorive të tjera komunale.. Me këtë riorganizim të shërbimeve, është duke u krijuar pika e parë e ndalesës së qytetarëve për çdo lloj kërkese, ankese apo parashtrese.
Kur të përfundojë procesi, të gjitha drejtoritë do të jenë të lidhura përmes sistemit elektronik në kompjuterët e shërbyesve civilë në sportelet ku qytetarët do të marrin shërbimet e kërkuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.