Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren nga sot hyn në grevë

Shoqata Sindikale e administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, nga e hëna ka hyrë në grevë.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë.

“Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, ju njofton se duke u bazuar në vendimin e Sindikata Pavarur e Judikaturës së Republikës së Kosovës, nga data 14.03.2022 (E Hënë) Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren, është në grevë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë kohës së grevës do të lëshohen certifikatat dhe vërtetimet me kërkesë të palës apo institucioneve publike, do të mbahen seancat për lëndët me propozimet për shqiptim të masave të përkohshme apo për shqiptimin e masave të sigurisë, lëndët lidhur me pengim posedimin, lëndët lidhur me dhunën në familje si dhe të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat.

“Gjatë mbajtjes së grevës këto punë duhet kryer:

Edhe Gjykata Themelore në Gjilan e ajo në Ferizaj vazhdojnë grevën Arbëri Gjykata Themelore në Gjilan e ajo në Ferizaj vazhdojnë grevën

1.Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo institucioneve publike;

2.Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme;

3.Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;

4.Të gjitha veprimet e procedurës parapake;

5.Lëndët lidhur me pengim posedimin;

6.Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;

Edhe Punëtorët e Gjykatës Themelore në Prishtinë në grevë, kundërshtohet nga SPJK-ja Arbëri Punëtorët e Gjykatës Themelore në Prishtinë në grevë, kundërshtohet nga SPJK-ja

7.Lëndët lidhur me dhunën në familje;

8.Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;

9.Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta; si dhe

10.Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Prizren njofton se greva e administratës do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Edhe Themelorja dhe Supremja reduktojnë orarin e punës, shkak temperaturat e larta Arbëri Themelorja dhe Supremja reduktojnë orarin e punës, shkak temperaturat e larta

“Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro. Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro”, janë kërkesat e administratës.

Në fund, thuhet se është pezulluar çdo aktivitet tjetër që përfshin punëtorët e stafit administrativ, deri në njoftimin e radhës. /BetimipërDrejtësi