Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm.
“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e RTK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë mbledhje Bordi miratoi edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.