Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se partia e tij e ka hequr bashkimin kombëtar nga diskursi publik për shkak të pozicionit në të cilin është.
Sipas tij, po që se Vetëvendosje flet publikisht për këtë çështje, mund ta dëmtojë Kosovën.
“Përmendet, por jo publikisht. Arsyeja përse jo publikisht? Për shkak të pozicionit në të cilin jemi. Dikush që është anëtar i VV-së dhe i përbrendësuar brenda konceptit tonë s’i vjen marre ta flasë atë që mendon dhe beson e në të ardhmen edhe mund të angazhohet. Por tash rrjedha e shumë ngjarjeve dhe proceseve, e kanë pru Vetëvendosjen në pozicion udhëheqës, na ka bind se nëse fillojmë të flasim për këto tema, mund ta dëmtojmë Kosovën. Mund ta dëmtojmë Kosovën me të vërtetë. Për hir të interesit nganjëherë po duhet me i hesht ato që beson, por kurrsesi me i braktisë jo. Mund të ketë individë me mendime të ndryshme, por po flas për pjesën e aktivistëve të VV-së. Ne besojmë dhe e synojmë këtë punë”, ka thënë ai në “Java sonte me Rronin” në KTV.
Sipas tij, kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë raporte “të komplikuara” në disa raste.
-
Abrashi: VV-ja është e vetmja që po reflekton, por s’mund ta mbajë e vetme barrën e stabilitetit politik
-
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
-
Abrashi: Do të diskutojmë me gjithë deputetët që “nuk e kanë humbur arsyen nga presioni”
-
Abrashi: Qeveria s’po flet për Asociacionin, ironikisht për të po flasin ata që e nënshkruan
-
Deputeti i LVV-së: Çitaku mund të bëhet kryeparlamentare