Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se partia e tij po zhvillon takime të vazhdueshme me përfaqësues të subjekteve të tjera politike për të gjetur një zgjidhje, por ka theksuar se nuk është vetëm detyrë e VV-së ta mbajë barrën e stabilitetit politik dhe institucional në vend, raporton Ekonomia Online.
“Takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, VV-ja është duke i bërë vazhdimisht. Jo sot, por edhe dje, edhe pardje, edhe nesër. Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerë që shprehin vullnet dhe gatishmëri,” tha Abrashi.
Ai u shpreh i zhgënjyer me mungesën e reflektimit nga partitë e tjera.
“Neve po na vjen keq që jemi të vetmit që po reflektojmë. A është barrë vetëm e VV-së me e krijuar konsensusin e nevojshëm? A është vetëm detyrim i VV stabiliteti politik dhe institucional i Kosovës? Nuk ka problem, ne e marrim me përgjegjësi më të madhe këtë barrë.”
Megjithatë, ai kërkoi që përgjegjësia të ndahet edhe nga subjektet e tjera.
“Mirëpo, kur obligimi shpërndahet te krejt, pse barra t’i ngarkohet vetëm njërit? Ne do të vazhdojmë që të sjellim në mënyrë konstruktive,” përfundoi Abrashi.
Edhe tentimi i 49-të për Kuvendin… shkon kot
-
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
-
Abrashi: Do të diskutojmë me gjithë deputetët që “nuk e kanë humbur arsyen nga presioni”
-
Abrashi: Deputetët që nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve duhet të zëvendësohen
-
Deputeti i LVV-së: Çitaku mund të bëhet kryeparlamentare
-
Zemaj: Ata që po heshtin nuk ia duan të mirën LDK-së e Kosovës