Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, ka thënë se është ironike se si për Asociacionin e komunave me shumicë serbe po flasin më së shumti ata të cilët, siç ka theksuar ai e kanë nënshkruar e votuar themelimin e tij.
Sipas tij për Asociacionin nuk po flet Qeveria e ndërkombëtarët.
“Qeveria nuk po flet për Asociacionin. Lajcaku mbrëmë tha se Asociacioni nuk është në agjendë. Borrelli në konferencën për media pas takimit të 27 shkurtit foli 10-15 minuta pa e përmendur as edhe një herë asociacionin. Ironikisht, në Kosovë për Asociacionin dhe rrezikun prej tij flasin më së shumti ata të cilët e kanë nënshkruar, votuar dhe arsyetuar gjatë krejt këtyre viteve”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Abrashi: Qeveria s’do që ta themelojë Asociacionin, prandaj po flitet për zgjedhje
-
Abrashi: Për çka dëshiron Kurti të marrë dakordimin e Serbisë, Asociacioni kompetencë e Kosovës
-
Qeveria e gatshme për hartimin e një drafti për Asociacionin, opozita e konsideron të vonshëm
-
Heshtja e Qeverisë për Asociacionin
-
Kurti: Si mund të kërkohen më shumë të drejta për serbët, kur bojkotohen ato aktuale