Njohësi i politikës së jashtme nga Demokraci Plus, Emir Abrashi, ka deklaruar se Kosova duhet t’i pranojë refugjatët afganë, pasi që sipas tij, ky është një obligim moral dhe detyrim ndërkombëtar.
“Përpos që është detyrim ndërkombëtar, është edhe obligim moral për shkak se kemi të bëjmë me persona që janë të rrezikuar, nëse vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan. Rrezikimi është se kanë qenë bashkëpunëtorë të trupave aleate. nënkupton se miku i mikut është miku jonë. kemi të bëjmë me një strukturë intelektuale afgane. Pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë, përkthyes dhe asistues të trupave aleate në Afganistan”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Artikuj të ngjashëm