Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit.
Me këtë rast ai tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve. Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit në të ardhmen, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, kjo qendër do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.
Zyra e Punësimit do të ketë një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve dhe do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës.