Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila të enjten në një postim në Facebook, ka kërkuar sqarime nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është e pamundur në këtë fazë.
Abrashi e ka pyetur Çitakun se si ajo është angazhuar për ndarjen e Kosovës.
“Një pyetje për Vlora Çitakun, meqë është shumë e dijshme dhe profesionale: a na sqaron ajo se si u katandisë Kosova, që 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u pajtua për të nënshkruar marrëveshjen për Zajednicë, dhe se si 20 vjet pas luftës dhe 11-12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ajo vet u angazhua për ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
-
Çitaku: Kurti të sqarojë se si u katandis procesi ku aleatët thonë se s’është koha për njohje
-
Deputeti i LVV-së: Çitaku mund të bëhet kryeparlamentare
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Çitaku për koalicionet: PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së
-
Çitaku: Kurti kërkon kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin