Abelard Tahiri do të jetë shef i Grupit parlamentar të PDK-së në këtë legjislaturë. Vendimi, sipas njoftimit të PDK-së, ishte unanim.
“Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë. Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK-ja ka 19 deputetë, që e bën partinë e dytë më të madhe pas VV-së me 58 deputetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së
-
Numërohen mbi 11% e vendvotimeve, këta janë më të votuarit në PDK
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Tahiri: E mbështesim rezolutën e PDK-së si pikë të parë të rendit të ditës
-
Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat