Lidhja Demokratike e Prizrenit të hënën ka festuar 33-vjetorin e themelimit të Degës së saj në Prizren.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, ka thënë se është detyrë e LDK-së sot që të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, e t’i japë përgjigje çështjeve që definojnë të tashme e të ardhmen e vendit.
“Në Prizrenin e Lidhjes, mes veprimtarëve tanë, shënuam 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Prizren. Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë. Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.
-
Abdixhiku: Qytetarët u harruan nga populizmi e çmenduria politike që ka kapluar vendin
-
Abdixhiku: Fitorja e LDK-së duhet t’i vijë sa më parë Kosovës
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku: LDK-ja është ringritur
-
Abdixhiku: Koha është për bashkim, të tejkalohen dallimet dhe hidhërimet e së shkuarës