Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Fitorja e LDK-së duhet t’i vijë sa më parë Kosovës

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhikut, ka thënë se fitorja e partisë të cilën e udhëheq duhet t’i vijë sa më parë Kosovës, por ka shtuar se ajo nuk është e lehtë.

Në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së të shtunën, Abdixhiku u shpreh se partia e tij duhet të ruajë origjinalitetin e vetë të afrimit të njerëzve dhe bashkëpunimit.

Ai ka thënë se LDK-ja ishte përgjigje e thirrjes momentale të historisë dhe se përmes LDK-së, u krijua besëlidhja popullore, “në krye të secilës qëndronte prijësi historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti historik, Ibrahim Rugova”.

“LDK ka njerëz të ndershëm, patriotë, të dijshëm, të urtë por kokëfortë e insistues për fatin e popullit dhe të vendit tonë. Njerëz që gjejnë gjuhën e bashkë-komunikimit e unitetit shoqëror në Kosovë, e që marrin vendime të matura, të guximshme, historike sikurse të tri dekadave të shkuara”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja duhet të gjejë e kultivojë proaktivitetin e vet politik.

“Jo për të qenë forcë plotësuese e ndonjë partie tjetër, as për të kërkuar rahatinë opozitare, por për të qenë forcë prijëse larg nga partitë e tjera. Ky është vendi ynë origjinal. Ky është misioni ynë”, ka shtuar ai.

Abdixhiku është i vetëdijshëm se “kjo fitore e madhe s’është e lehtë, por ajo duhet t’i vijë Kosovës sa më parë”.

Edhe Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun Arbëri Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun

“Për ta bërë këtë, ne duhet t’i kthehemi qytetarëve tanë; të njëjtëve që për tri dekada na dhanë mbështetje sepse besojnë e mendojnë si ne. Sepse ne, besojmë e mendojmë si ta”, ka thënë lideri i LDK-së.

Abdixhiku ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë për kontributin e dhënë për më shumë se tri dekada dhe ka ftuar të gjithë “që të angazhohen në rrugëtimin historik të LDK-së, fitoren e madhe të dekadës së katërt”.

“Kjo fitore përmbushë ëndrrën tonë politike të ditëve të para: Kosova një shtet i lirë, i pavarur e sovran, i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.