Arbëri

​Abdixhiku: Strehimi i shtetasve afganë, obligim yni moral

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’u ofruar strehim shtetasve afganë në vendin tonë.

Ai në një postim në Facebook e quan të drejtë, të domosdoshëm dhe të pa alternativë vendimin për të strehuar afganët e rrezikuar nga konflikti në Afganistan, duke thënë se Kosova përpos obligimit moral, duhet t’i pranojë afganët në shenjë respekti ndaj kërkesës së SHBA-së.

“Përveç se shenjë respekti ndaj kërkesës së aleatëve tanë, SHBA-së, edhe obligim moral i një vendi të vogël që dikur gjeti strehë nëpër botë. Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese. Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet si i joni mund të ofrojë - shembull për shume shtete nëpër botë”, shkruan Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afganë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre