Lidhja Demokratike e Kosovës ka ofruar mbështetjen e saj për Policinë dhe institucionet e sigurisë në ushtrimin e detyrave në territor të Kosovës, pas sulmeve që iu bënë zyrtarëve policorë në veri ditëve të fundit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Të premten, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar në mëngjes. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, Sveçla ka thënë se zyrtarët policorë të cilët po shkonin në pikat kufitare për ndërrimin e tyre, janë sulmuar me granatë dorë dhe armë AK-47. Ministri Sveçla e ka quajtur sulmin "terrorist". Sipas tij, në tri ditët e fundit kanë ndodhur katër sulme në atë zonë ndaj Policisë së Kosovës.
-
Abdixhiku: Sulmet e bandave nga Beogradi s’e zmbrapsin Kosovën nga e drejta për sovranitet
-
Abdixhiku: Reciprociteti e drejtë e çdo shteti sovran, dënojmë sulmet ndaj Policisë
-
Osmani mbledh strukturat e sigurisë pas sulmeve ndaj Policisë në veri
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku flet për “sulm të qëllimshëm të sinkronizuar ndaj LDK-së”