Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se sulmi i së dielës ndaj Policisë së Kosovës është sulm terrorist ndaj Republikës dhe vetë rendit kushtetues.
Ai ka thënë se këto sulme nga bandat kriminale me adresë në Beograd, nuk mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë dhe vetë sovranitetit.
“Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se në këto momente Kosovës i duhet miqtë dhe aleatët.
-
LDK-ja i drejtohet Policisë për "sulmet kibernetike" ndaj Osmanit dhe Abdixhikut
-
Abdixhiku i hapur të diskutojë për presidentin
-
Abdixhiku mbron Besian Mustafën: LDK-ja nuk frikësohet nga zhurma dhe sulmet e paguara
-
Abdixhiku për masën e përkohshme: Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton
-
Abdixhiku: Shqipëria në qendër të Evropës, Kosova mbetet nën sanksione e pa urgjencë shtetformuese