Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij mbështet angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirje të ligjshmërisë në gjithë territorin.
“Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran. Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka thënë se është esencial koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
“Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku: Sulmet e bandave nga Beogradi s’e zmbrapsin Kosovën nga e drejta për sovranitet
-
Abdixhiku për kidnapimin e policëve: Kërkojmë përgjegjësi politike nga Kurti
-
Abdixhiku reagon pas sulmeve ndaj policisë në veri: Mbështesim institucionet e sigurisë
-
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik e përgjegjësi shtetërore
-
Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun