Arbëri

Abdixhiku: Qeveria me 100 zv/ministra të padijshëm dhe të rrezikshëm

Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka ironizuar me numrin e madh të zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës dhe raportet e tyre drejtuar kreut të Qeverisë.

Abdixhiku ka nxjerrë hyrjet e tre raporteve të tre zv/ministrave të cilët nisin:

- Në cilësinë e zv/ministrit kam dërguar një email.

- Në cilësinë e zv/ministrit kam vizituar një restaurant, dhe

- Në cilësinë e zv/ministrit kam takuar ministrin.

Abdixhiku thotë se me 100 zv/ministra, Qeveria e Kosovës ka mëshomë se katër qeveri evropiane bashkë.

“Qeveria e ‘punëve të mëdha’. 100 zëvendësministra. Më shumë se qeveritë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë bashkë. 3 milionë euro shpenzime në vjet”, ka thënë Abdixhiku, ndërsa i ka cilësuar si “të padijshëm dhe të rrezikshëm”.