Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku premtoi 1.5 miliard euro investime në projekte për Prishtinën

Lumir Abdixhiku - Perparim Rama

Foto: Alban Bujari

1.5 miliard euro investime për Prishtinën premtoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po qe se partia e tij del fituese më 9 shkurt. Zotimin për investime në infrastrukturë, në shëndetësi, arsim, kulturë e në sport, Abdixhiku e nënshkroi para qytetarëve dhe simpatizantëve të partisë në fushatën në kryeqytet

Me referencë në deklaratën e një dite më parë të kundërkandidatit të tij nga LVV-ja, pretendenti i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e nisi takimin me qytetarë në Prishtinë, ku premtoi investime miliardëshe.

Ai para të pranishmëve tha se nuk merret me miza, pasi kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, tha të hënën se LDK-ja i ngjan me mizën që mirëpritet me duartrokitje, pa e ditur se çfarë tentohet t’i bëhet asaj me përplasje duarsh.

“Sot me Përparimin nuk e kemi ndërmend të flasim për miza, sot me Përparimin e kemi ndërmend të flasim për 1.5 miliard euro investime”, tha Abdixhiku.

Bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku prezantoi 7 projekte për infrastrukturë, shëndetësi, arsim, energjetikë, sport e kulturë.

“Projekti i parë që do ta bëjmë Përparim, është ta nënshkruajmë garancionin për projektin e unazës së jashtme të kryeqytetit. Do të mbështetet në tërësi nga buxheti i Kosovës. Kjo kosto për shpronësim është 150 milionë nga buxheti qendror. 206 milionë do të jetë investimi me Bankën Qendrore”.

Edhe Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën Zgjedhjet 2026 Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën

Projekti i dytë që e shpalosi Abdixhiku qe ai për Spitalin e Kosovës, me vlerë 500 milionë euro. Premtoi edhe qendër kombëtare të sportit prej 120 milionë eurosh në Bërnicë,si dhe parkun teknologjik, në vlerë 45 milionë.

Kandidati i LDK-së për kryeministër u zotua të ndajë edhe 100 milionë euro për kulturë, 120 milionë për dyfishimin e kapaciteteve të Termokosit e 200 milionë euro për mësimin tërëditor.

E gjatë shpalosjes së premtimit, Rama u mor me shtesat prej 100 eurosh që ka ndarë Qeveria.


Abdixhiku e Rama më pas nënshkruan marrëveshje mbi zotimet. E nga të mbledhurit në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë, u kërkua edhe zotim verbal.

Edhe Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën Zgjedhjet 2025 Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën

“Para zotit, para popullit, para familjes, para të gjithë vendit”, tha Abdixhiku.

Në ditën e katërt të fushatës, Abdixhiku zhvilloi tubime e takime me qytetarët edhe në Novobërdë e në Milloshevë të Obiliqit.