Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nominimi i Agim Veliut si kandidat për deputet është një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh.
Ai ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar”.
“Falënderoj Degën e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë. LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Agim Veliu propozohet për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për...-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
-
“Bashkimi i madh” i LDK-së has në rezistencë
-
Agim Veliu propozohet për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë
-
Abdixhiku pyetet për kthimin e Veliut: Të gjithë do t’i bëjmë bashkë