Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë deputetët e rinj të kësaj partie, për të diskutuar lidhur me konstituimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së pritet të nisë rreth orës 14:00, sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 22 mars do të mbahet seanca konstituive, ndërsa të premten kryetari i ri i LDK-së do të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve të fituesve të zgjedhjeve me partitë tjera për konstituimin e institucioneve.
Kurti tashmë ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, ndërsa për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente duhet pjesëmarrja në votim edhe e një partie opozitare.