Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Draftstatuti i Ekipit menaxhues është më tepër se asociacion e më tepër se autonomi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me draftstatutin Asociacionit të komunave më shumicë serbe të përpiluar nga Ekipi menaxhues.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka vlerësuar se me këtë drafstatut Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhej “shtet brenda shtetit”.

“Dokumenti i draftstatutit, i përpiluar nga Ekipi menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se asociacion dhe është më tepër se autonomi, është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draftstatut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij “një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues”.

“Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë”, ka theksuar Abdixhiku.

Edhe Osmani pret në takim Abdixhikun, flasin për draftstatutin e Asociacionit Arbëri Osmani pret në takim Abdixhikun, flasin për draftstatutin e Asociacionit

Sipas tij Qeveria e Kosovës duhet të marrë pronësinë në procesin vijues.

“Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani”, ka vlerësuar Abdixhiku.