Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë diskutuar për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës thuhet se gjatë këtij diskutimi është ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë.
“Z.Abdixhiku e ka njoftuar Presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare.
-
Osmani takon Abdixhikun, theksohet roli i Kushtetueses në interpretimin e draftit të Asociacionit
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Abdixhiku: Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presidente
-
Abdixhiku takon Osmanin pas zhvillimeve të reja për çështjen e presidentit
-
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht Kurtit, por takimi ndodh vetëm pas vendimit të Kushtetueses