Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Abdixhiku tha se zhvillimet e fundit e detyrojnë të tërhiqet përkohësisht nga procesi i negociatave politike.

“Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, deklaroi ai.

Sipas tij, në rrethanat e krijuara nuk do të ishte serioze dhe as e përgjegjshme të negocionte në emër të LDK-së, përderisa mandati i tij për ta udhëhequr partinë është vënë në diskutim brenda vetë subjektit politik.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme të negocioja në emër të LDK-së, pasi mandati im për të udhëhequr me të është vënë në diskutim brenda shtëpisë sime”, u shpreh ai.

Edhe Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje Zgjedhjet 2025 6 muaj më parë Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje

Abdixhiku tha se, sado e vështirë të jetë situata, ai nuk beson se bisedimet për formimin e institucioneve kanë qenë arsyeja e ngutjes për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Megjithatë, sipas tij, tash që Kuvendi është thirrur, ai mbivendoset mbi çdo angazhim tjetër politik.

“Fatkeqësisht, qytetarët e Kosovës do ta pësojnë më së shumti nga kjo situatë, por edhe vetë LDK-ja”, u shpreh ai.

Kryetari i LDK-së theksoi se respektimi i procedurës së nisur nuk nënkupton heshtje për rrethanat në të cilat po zhvillohet kjo nismë.

Sipas Abdixhikut, nisma për shkarkimin e tij vjen në një moment kritik si për LDK-në, ashtu edhe për vendin, pikërisht në kohën kur po zhvillohen bisedimet për formimin e institucioneve.

“Vjen gjatë bisedimeve për formimin e institucioneve, kur ne nuk do të duhej të kishim asnjë brengë apo të shpenzonim kohë për çështje të tjera, përveç ndërtimit të institucioneve të shtetit”, deklaroi Abdixhiku.

Edhe Merr start nisma për shkarkimin e Abdixhikut LAJMET E MBRËMJES 1 o. më parë Merr start nisma për shkarkimin e Abdixhikut

Abdixhiku bëri të ditur se, pas nismës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij, ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të LDK-së që të nisë menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi.

Ai e cilësoi këtë nismë si një "betejë për karrige", duke shprehur keqardhje që, sipas tij, vëmendja po largohet nga procesi i formimit të institucioneve dhe po përqendrohet te zhvillimet e brendshme në parti.

“Ndjej keqardhje që vëmendjen duhet ta kthej nga vetja në një betejë që mund të na dëmtojë në mënyrë të pariparueshme nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione, madje potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja duhet të jetë “shtëpi e interesave të qytetarëve, e jo e apetiteve për kryetarin dhe karrigen e kryetarit”.

Edhe Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun Arbëri 6 d. më parë Kryesia Qendrore e LDK-së mbështet Abdixhikun

“Le ta marrin, fundja, por kanë mundur ta bëjnë me më shumë kujdes. Ky popull do të veprojë. Kjo shtëpi nuk definohet nga ata që e projektuan shuarjen e saj dhe që në çdo çarje minimale projektojnë përçarje maksimale. Kjo shtëpi ndërtohet vetëm nga anëtarësia e saj”, tha Abdixhiku.

“Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do të iki. Asnjë pozitë nuk është më e madhe se besimi i njerëzve dhe asnjë prej neve nuk është më i madh se LDK-ja”, ka thënë ai.