Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar sot me kryeparlamentarin dhe u.d. e presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Abbott në takim ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës priti në takim Ambasadorin Britanik Nicholas Abbott
“Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Britanik Nicholas Abott. Ai ka uruar z. Konjufca për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse. Kurse kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Z. Konjufca a ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
-
Konjufca i premton reformim të sistemit zgjedhor shefit të OSBE-së në Kosovë
-
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjen e presidentit
-
Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin, bisedojnë për zgjedhjet dhe dialogun
-
Hargreaves flet me Abdixhikun për formimin e shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve
-
Ambasadori britanik: E rëndësishme që qeveria të formohet me kohë