Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk duhet të shihet vetëm si çështje e sovranitetit të vendit.
Ai në takimin lamtumirës, ka shtuar se kjo çështje duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin.
“Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe qëndrimin tim se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta”, ka shkruar Abbott në Facebook.
Rregullorja e BQK-së që ka hyrë në fuqi me 1 shkurt ndër të tjera përcakton që në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhen në euro.
Kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje nuk janë marrë parasysh nga institucionet e Kosovës.
Në vend të kësaj ato kanë paralajmëruar një periudhë tranzitore, e cila do të shfrytëzohet për informimin e qytetarëve e bizneseve që përdorin dinarin.
Edhe
Sot përfundon periudha transitore për dinarin
-
Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatët
-
BQK: Pranoni para vetëm përmes llogarisë bankare në euro
-
Pushteti e opozita - për Rregulloren e BQK-së të mos diskutohet në Bruksel
-
Rregullorja e BQK-së, Osmani inkurajon institucionet për bashkëpunim me aleatët