Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazi: Ka projeksione që një megavat i energjisë elektrike të kushtojë 1.300 euro

Dardan Abazi nga organizata INDEP deklaroi të mërkurën, se Kosovën e pret një dimër jashtëzakonisht i vështirë për shkak të krizës energjetike, duke shtuar se në disa çështje, Qeveria është vonuar në parandalim të krizës.

Ai deklaroi në “60 Minuta” të KTV-së se ka projeksione që gjatë dimrit që po vjen, një megavat do të kushtojë deri në 1.300 euro.

Shkaktarë të krizës energjetike, sipas Abazit janë lufta në Ukrainë dhe mosfurnizimi i mjaftueshëm i Evropës me gaz.

“Po përballemi me çmime të larta të importit të energjisë elektrike. Para 10 vjetëve, çmimi ka qenë diku 55 euro për megavat. Tani ka shkuar në dhjetëfishim, në këta muaj të verës. Kriza në Ukrainë dhe mosfurnizimi i Evropës me gaz ka shkaktuar këtë krizë dhe kjo reflekton në ngritje të çmimit së importit”, tha Abazi, duke shtuar se sivjet Kosova mund të shënojë serish ngritje të çmimeve të faturave energjetike.

Abazi potencoi se Qeveria ka mundësi t’i ndërmerr disa masa, në mënyrë që kriza të tejkalohet më lehtë. Ndryshimi i masave të furnizimit me energji elektrike dhe nisja e një skeme sociale për konsumatorët që nuk mund ta paguajnë energjinë, sipas tij, do të ishin mundësi për t’u menduar.

Edhe Abazi: Qeveria ka vendosur që të paguajmë me terr çfarëdo krize energjetike Arbëri Abazi: Qeveria ka vendosur që të paguajmë me terr çfarëdo krize energjetike

“Duhet të intervenohet me masa efiçiente. Dueht ta mendojmë shtrenjtimin e jashtëzakonshëm të energjisë, mungesën e furnizimit dhe reduktimet. Me disa masa jemi vonë, por Qeveria mund të intervenojë, që qytetarët t’i ndryshojnë masat e furnizimit me energji elektrike, në ngrohje me dru ose në alternativa të tjera”, tha ai.

Njohësi i çështjes së energjisë theksoi se kriza energjetike i prek të gjitha familjet kosovare, por që siç tha ai, disa mund ta përballojnë më lehtë. Ai shtoi se qytetarët janë ankuar edhe për mosllogaritje të drejt të faturave të energjisë elektrike.

Për Draft-Strategjinë së Energjisë 2022-2031, të përpiluar nga Ministria e Ekonomisë, Abazi tha se është strategjia më e mira ndonjëherë, por që sipas tij, ka nevojë të ndërhyhet në disa pika.

“Si INDEP i kemi dërguar 14 komente. Në krahasim me strategjitë e tjera, kjo është më e mira e ndërtuar ndonjëherë. Strategjia e pranon faktin që Kosova duhet të shkojë drejt dekarbonizimit dhe energjisë së ripërtëritshme”, tha Abazi.

Ai potencoi se burimet e ripërtëritshme të energjisë nuk janë të mjaftueshme për furnizim të duhur, pasi sipas tij, ato nuk prodhojnë sa duhet në kohën kur është më e nevojshme, ndërsa ndonjëherë “prodhojnë më shumë sesa i duhet sistemit”.

Edhe KEDS-i konfirmon vështirësitë në sigurimin e kontratave për blerjen e energjisë Arbëri KEDS-i konfirmon vështirësitë në sigurimin e kontratave për blerjen e energjisë

200 milionët e ndara nga programi i MCC-së, Abazi tha se do të shfrytëzohen për bateritë që do të mundësojnë grumbullimin e energjisë së fituar me burime alternative si era.

Për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e furnizimit energjetike, Abazi i tha se ka vetëm përfitime pozitive.