Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazi: Dialogu nuk përbën boshtin kurrizor në planin qeverisës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, njëherit kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë se çështja e dialogut nuk përbën boshtin kryesor të planit qeverisës të Qeverisë Kurti 2.

Abazi në “Desk” të KOHËS ka thënë se dialogu e zgjedhjet janë dy tema krejt ndryshe e nuk bën të ndërlidhen.

“Situata tash është tjetër, dialogu nuk e përbën boshtin kryesor të debatit e as konceptit qeverisës në Kosovë. Është e qartë se si është qasur Qeveria dhe institucionet këtij procesi që ka lindur si pasojë e rezolutës të Kombeve të Bashkuara pas vendimit të GJND-së”, ka thënë Abazi. “Nuk besoj se ndërlidhet dialogu me zgjedhjet. Janë procese krejt të ndryshme”.


Abazi: Duhet zgjidhur çështja e energjisë në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka treguar se në Bruksel sot është biseduar mes palës kosovare dhe BE-së për të pagjeturit, çështjen e energjisë dhe aspektet e tjera të funksionimit të Kosovës si palë e barabartë.

Edhe Abazi i AAK-së: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë Zgjedhjet 2025 Abazi i AAK-së: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë

Për pagesën e energjisë për qytetarët serbë në veri, Abazi ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur.

“Për 20 vjet është paguar, fillimisht e dini se Avokati i Popullit ka gjetur që është kundër-kushtetuese që është bërë pagesa për energjinë në veri. Ka vendim edhe të gjykatës dhe sigurisht në momentin kur erdhëm fillimisht në Qeverinë Kurti 1, që ishte kohë shumë e shkurtër, por menjëherë edhe me të ardhur në krye Qeveria Kurti 2, jemi ballafaquar me problemin e mospagesave që bëhet në veri edhe nga shpenzuesit individual por edhe nga ajo industria e ‘miningut’ të kriptovalutave. Ky problem duhet zgjidhur”, ka thënë Abazi në Desk të KOHËS. “Duhet zgjidhje. Është nënshkruar në të kaluarën një marrëveshje për regjistrim të kompanisë Elekstro Sever e që në fakt është nënkontraktuese e KEDS-it në atë marrëveshje të nënshkruar. Kjo kompani ka pretenduar se arrin ta bëjë menaxhimin e pagesave”.