Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në Obiliq i janë bashkuar 100 anëtarë të rinj, të cilët më parë ishin pjesë e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Si vazhdim i trendit të rritjes dhe zhvillimit të Aleancës, sot në Obiliq këtij subjekti politik iu bashkuan mbi 100 anëtarë të rinj nga ky qytet. Një numër i caktuar prej tyre vijnë nga LDK dhe Vetëvendosje”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se, “ne si Aleancë, iu urojmë mirëseardhje. Aleanca është dëshmuar për një frymë bashkëveprimi çdo herë kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit. Zotohemi që do t’ju jepet hapësirë gjithë të rinjve për të vepruar dhe kontribuar për zhvillimin e vendit tonë”.
“Të aderuarit thanë se kishin ardhur me besimin e plotë në Aleancë, sepse Aleanca dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, u dëshmuan së janë parti me vlera kombëtare dhe janë aleat për interesat e shtetit të Kosovës”, thuhet më tutje në komunikatë.
-
AAK njofton për aderime të reja në këtë parti
-
AAK-së sot iu bashkuan më shumë se 200 anëtarë të rinj nga Ferizaj
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet politik në gjithë vendin