Aleancës dhe të nominuarit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, cdo ditë po i bashkohen intelektualë e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, njofton kumtesa nga AAK, transmeton Koha,net.
Sot në selinë e Aleancës ka aderuar një numër i madh i të rinjve nga Kamenica, të cilët i takoj dhe iu uroi mirëseardhje i nominuari për kryeministër nga kolacioni parazgjedhor PDK-AAK – Nisma, Ramush Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë rinjtë që iu bashkuan Aleancës, thanë se “kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar të ardhmes së gjeneratës sonë, sepse me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të jetë e zonja t’i përmbushë nevojat e gjeneratës së re, për të ndërtuar jetën e për të pasur punë e mirëqenie”.
I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, iu premtoi të rinjve se pas 11 Qershorit do të jetë në krye të qeverisë, për t’iu shërbyer qytetarëve dhe të rinjve të shtetit të Kosovës.
Ai tha se me koalicionin, Kosovës po i hapen dyer të reja, për t’i përmbyllur proceset e rëndësishme dhe për të marrë vendime të mëdha për vendin.