Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria duhet t’i angazhojë të gjitha potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë.
AAK-ja tutje ka thënë se Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të dalin nga gëzhoja e interesave politike sepse situata me pandeminë është shumë serioze.
“Kryeministër Kurti, ministër Vitia vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje! Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë. Veproni e mos bëni sehir”, thuhet në postimin e AAK-së.
-
Haradinaj përmend një “qeveri të unitetit kombëtar” përfshirë edhe VV-në, por pa Kurtin
-
AAK-ja i bën thirrje Kurtit të bashkërendojë veprimet me ndërkombëtarët
-
Vitia për bojkotimin e disa prej kryetarëve të komunave: Nuk është koha për ndasi
-
Vitia: Jam i koncentruar në menaxhimin e pandemisë derisa të zëvendësohem si ministër
-
Haradinaj: Kurti duhet ta kuptojë seriozitetin e gjendjes me COVID-19