Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të “bashkërendojë veprimet e aleatët ndërkombëtarë”.
AAK-ja vlerëson se “Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë”.
“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me SHBA-në në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahe edhe më të rëndë!” – është shkruar në një postim të AAK-së në Facebook.
AAK-ja ka ftuar për të mërkurën nga ora 16:00 një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, për të biseduar për sigurinë në vend.
E kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se anulimi i mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë e dobëson Kosovën.
"Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq!", ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
-
AAK-ja i kërkon Kurtit që për veriun t’i ftojë në takim krerët e partive politike
-
Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë
-
Tahiri: Opozita të angazhohet ta bëjë një qeveri pa Kurtin
-
Opozita: Kosova s’ka qenë në pozitë më të vështirë me aleatët ndërkombëtarë që nga shpallja e pavarësisë
-
LDK-ja e AAK-ja refuzojnë të takohen me Kurtin, kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e tij