Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK nuk heq dorë nga “raporti Bulliqi” për demarkacion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) nuk ka pranuar të heqë dorë nga përfshirja e raportit të Komisionit Bulliqi në ligjin për demarkacion me Malin e Zi, si dhe deklarata e dy presidentëve të vendeve.

Ahmet Isufi, nënkryetar i partisë, ka thënë për KosovaPress se AAK-ja e përkrah demarkacionin në formë të një pakoje.

“AAK kërkon që demarkimi për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të votohet me të gjitha marrëveshjet e arritura në formë të pakos, dhe të bëhet ligj. Ne nuk jemi në negociata me asnjë subjekt politik për të lëshuar ‘pe’ në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Isufi.

Sipas tij, përmes marrëveshjes mes dy presidentëve do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe në të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi.