Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të martën do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.
Në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret, lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, raporton KTV.
Njëherësh, në mbledhjen e së martës do të diskutohen edhe hapat e mëtejshëm, që do t’i ndërmarrë Grupi parlamentar i AAK-së pas paralajmërimeve të ministrit Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.
Artikuj të ngjashëm
-
Seancë e jashtëzakonshme për taksën në Kuvend
-
AAK-ja nuk e përjashton mundësinë e protestave për ta kundërshtuar heqjen e taksës
-
AAK e vendosur për mosheqje të taksës, kërkon vazhdimin e projektit të autostradës së Dukagjinit
-
AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike
-
AAK-ja kërkon që buxheti të rishikohet urgjentisht