Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që t’i ndërpresë pushimet dhe të thërrasë interpelancë për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
Këtë e ka bërë të ditur të premten shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se arsyeja e interpelancës është bllokimi i pagave për mësimdhënësit dhe një pjesë të administratës nëpër komuna.
“Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi të ndërpres pushimin, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokim e pagave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi të nderpres pushimin, dhe ministri i financave,...
Posted by Besnik Tahiri on Friday, September 2, 2022
-
AAK: Seanca e nesërme, alarm i fundit për Qeverinë
-
Murati të enjten në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave në sektorin publik
-
AAK-ja kërkon rishikimin e buxhetit për 2023-n dhe përfshirjen e rritjes së pagave
-
Interpelanca e Muratit për pagat e mësimdhënësve: Akuza, fyerje e performanca në Kuvend
-
AAK-ja me rezolutë në Kuvend për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit