Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja kërkon rishikimin e buxhetit për 2023-n dhe përfshirjen e rritjes së pagave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahir, ka thënë se Qeveria ka ndërhyrë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore dhe se kjo ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale.

"Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale", u shpreh ai.

Tahiri tha se gjendja e rëndë socio–ekonomike në vend, e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë, ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi të shumta.

Sipas Tahirit, rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sado pak këtë situatë.

Edhe AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro LAJMET E MBRËMJES AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro

"Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë", u shpreh ai në konferencë për media.

Tahiri tha se kërkesë e grupit parlamentar të AAK-së është që të sillet sa më parë në Kuvendin e Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik.