Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka cilësuar si fëmijëror dhe jofalënderues reagimin e institucioneve të Kosovës, ndaj miratimit të rezolutës në Parlamnentin Evropian (PE), me të cilën dënohet sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për media të mbajtur të premten, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo Rezolutë “e dënoj në masën më të madhe e më të drejtpërdrejt Serbinë për sulmin terrorist”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reagimi i Kosovës për këtë rezolutë ka qenë fëmijëror, siç shihet pa eksperiencë dhe jofalënderues ... AAK-ja kërkon nga Kuvendi që të shprehë vlerësimin dhe kënaqësinë për rolin mbështetës që PE-ja po e bënë me këtë rezolutë”, është shprehur Tahiri.
Ai ka folur edhe për përmbajtjen e rezolutës. “Pika dy fton Qeverinë e Kosovës që të ofrojë të gjithë evidencën që e ka Kosova në dorë në mënyrë që të bëhet një hetim ndaj këtij rasti dhe njëkohësisht fton EULEX-in për gjithçka që ka për këtë rast. Pika e tretë e bën përgjegjës jo vetëm Serbinë por flet edhe për organet ushtarake”, ka theksuar Tahiri.