Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për “Marshin për Drejtësi” që do të organizohet këtë të diel.
Kjo parti ka njoftuar se më 2 prill do të marshohet për drejtësi.
Nëpërmjet një komunikate për media, AAK-ja ka thënë se beson që pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë për krime lufte, janë të pafajshëm.
“Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri. Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Iniciativa “Liria ka emër” është ideuar nga Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli. “Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
-
Edhe VV-ja mbështet “Marshin për Drejtësi”
-
Sot marshohet për liri
-
“Liria ka Emër” fton për pjesëmarrje në marsh, Kurti e Abdixhiku s’i përgjigjen ftesës për fjalim
-
Katër ditë para vendimit të Speciales, marshohet nën moton “Kosova po pret”
-
Sot në Prishtinë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë