Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata rreth energjisë është e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se kanë dy propozime: E para lidhet me qëndrimin e AAK-së për të marrë disa veprime dhe vendime shteti i Kosovës në raport me energjinë dhe e dyta me çështjen e energjisë në veri duke e ditur se marrëveshja për energjinë atje ka skaduar.
Ai ka thënë se AAK-ja e konsideron jetike fokusin e politikave të shtetit në investime në strategji në sektorin e energjisë.
“Përmirësimi i gjendjes mund të ndodhë me tri veprime. E para më urgjente lidhet me nisjen e procedurave të shtetit të Kosovës në investime me energji me linjit. Të stimulohet dhe të subvencionohet energjia alternative. Nga sot AAK-ja ka nisur procesin e konsultimit publik për të prezantuar vizionin tonë se pse Kosova duhet të ketë investime në energji. Është paradoks që vendi është kaq i pasur me linjit dhe të mos e shfrytëzojë”, ka thënë ai.
-
AAK-ja ka dy propozime për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe asaj me veteranët
-
Tahiri kërkon reflektim të Kurtit e të Qeverisë rreth situatës me energji
-
AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike
-
Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë do ta bankrotonte shtetin
-
Tahiri: Kosova po fle, Qeveria të marrë urgjentisht masa për përballimin e krizës dhe rritjen e çmimeve