Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri kërkon reflektim të Kurtit e të Qeverisë rreth situatës me energji

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se duhet të ketë një reflektim të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë në raport me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Duhet të ketë një reflektim të Kurtit e Qeverisë në raport me shtrenjtimin e energjisë”, deklaroi ai.

Ai para mediave deklaroi se tema më e rëndësishme aktuale është energjia dhe sipas tij “s’ka logjikë që qytetari që shpenzon 800kë energji, të paguajë si në Paris”.

“S’ka logjikë që qytetari i Kosovës, ai që shpenzom 800kë energji të paguajë si ai në Paris a në vende të tjera të Evropës. S’ka logjikë mbi 50 për qind të qytetarëe shpenzojnë mbi 800kë. Gjendja sociale në Kosovë nuk është e mirë për ata që janë në punë, e lërë më për ata me gjendje sociale. Jemi të gëzuar që opozita i ka vendosur nënshkrimet për një debat të tillë, seanca e sotme s’është kush po e mund kë me fjalime”, tha ai.

Tahiri ka paralajmëruar një javë të ngjeshur me seanca parlamentare pasi sipas tij, Kuvendi deri më tani ka qenë në pauzë.

Në anën tjeter, kryetarja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se më 26 janar do të mbahet punimi i seancave të papërmbyllura, përfshirë edhe ato të dhjetorit.

Edhe AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike LAJMET E MBRËMJES AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike

Ajo deklaroi se seanca do të nisë në ora 14:00, derisa sot në mbledhjen e Kryesisë u shqyrtua kërkesa e opozitës për një debat parlamentar rreth gjendjes së pandemisë.

“Kjo seanca u kërkua të mbahet më 27 janar, e enjte duke filluar në ora 11:00. Me mbylljen e punimeve të kësaj seance do të fillojë seanca e re, të enjten, ku do të bëhet shqyrtimi i projektligjit për ndihmë juridike falas”, deklaroi Kusari-Lila.