Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja i kërkon Qeverisë ta shtyjë vendimin për targat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me një propozim katër-pikësh për ta kthyer normalitetin në veriun e Kosovës.

AAK-ja i kërkoi Qeverisë që të marrë vendim për shtyrje të vendimit për targat deri “në marrëveshje finale”.

“Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar”, thuhet në propozimin e partisë opozitare

Tutje, u propozua që të kërkohet një samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në përmbylljen e marrëveshjes finale.

“Për këtë qëllim e kemi thirrur në interpelancë edhe kryeministrin e vendit. Dhe derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, ne nuk do të jemi pjesë e nismave, që veç sa e komplikojnë edhe më tej situatën në vend”, thuhet tutje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar për takim të hënën subjektet politike, që të diskutohet shpallja e zgjedhjeve në veri të vendit.

Edhe Haradinaj propozon rezolutë për gjendjen në veri, kërcënon me “masa të tjera” nëse s’aprovohet Arbëri Haradinaj propozon rezolutë për gjendjen në veri, kërcënon me “masa të tjera” nëse s’aprovohet

Për ftesën e Osmanit, ka folur edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Iu takon institucioneve përgjegjëse që të mos krijojnë vakuum institucional duke filluar nga komuna, gjyqësori, prokuroria, komuna e kështu me radhë”, ka thënë ai.