Partnerët e koalicionit do t’i qëndrojnë besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë thënë se nuk do ta votojnë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht kritikave që i bënë lidhur me qasjen e treguar në dialogun me Serbinë dhe injorimin nga ky proces të përfaqësuesve të AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë.
Vetëvendosjes nuk do t’i ndihmojë as Nisma, e cila së fundmi ka mbetur pa grup parlamentar.
Mocioni i Vetëvendosjes vjen dy muaj pasi po përmes kësaj procedure LDK-ja e rrëzoi nga pushteti Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës ishte edhe vetë.