Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK akuzon LDK-në për ndryshim të marrëveshjes, kërcënon me kthim të çdo gjëje në zero

Aleanca për Ardhmëri të Kosovës ka dërguar një kumtesë për medie me të cilën e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ta ketë ndryshuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet partive të PAN-it në pushtet dhe LDK-së në opozitë.

Sipas kumtese së AAK-së, ndryshimi është bërë sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja.

Me këtë ndryshim, thotë kumtesa, do të rrezikohet e gjitha ajo që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë.

Ky është teksti i kumtesës:

Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin!

Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë.

Edhe Osmani: AAK e frustruar rreth demarkacionit, akuzon LDK-në Arbëri Osmani: AAK e frustruar rreth demarkacionit, akuzon LDK-në

Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jashtë Pjesës përbërëse të këtij ligji!

Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetëdije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar.

Prandaj, ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!