Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të AAK-së partia e tij ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet partive për demarkacionin.
AAK-ja ka thënë se me këtë ndryshim të tekstit të marrëveshjes nga ana e LDK-së çon gjithçka në pikën zero, transmeton Koha.net.
AAK akuzon LDK-në për ndryshim të marrëveshjes, kërcënon me kthim të çdo gjëje në zero
Megjithatë Hoti, që ka postuar edhe një foto të marrëveshjes, mohon akuzat e AAK-së.
“Marrëveshja siç shihet në foton në vijim për nenin 3 të ligjit për demarkacionin është arritur të enjten mbrëma (22 shkurt) me partitë e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vërtetojnë këtë të pranishmit në zyrën e kryetarit të Kuvendit. Marrëveshja është shkruar në zyrën e tij. Atë natë Haradinaj nuk dëshironte të komunikate fare. Të shtunën jemi njoftuar se ai e ka pranuar atë. Sot në Kuvend e kam lexuar tekstualisht këtë marrëveshje dhe është aprovuar në Komisionin për Politikë të Jashtme si amendament. Transkripti i Kuvendit e vërteton këtë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti.

-
LDK konsultohet me koalicionin qeverisës për demarkacionin, shpreson të jenë siguruar votat
-
Osmani: AAK e frustruar rreth demarkacionit, akuzon LDK-në
-
Nitaj thotë se Hoti ka harruar ose s’po i kujtohet se si e ka lexuar marrëveshjen në Kuvend
-
AAK akuzon LDK-në për ndryshim të marrëveshjes, kërcënon me kthim të çdo gjëje në zero
-
Hoti mendon se Demarkacioni ratifikohet këtë muaj, pret shpejt zgjedhje të reja