Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë vitin e ardhshëm (më 2020).
Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vetë këtë gjykatë.
Në kuadër të këtij institucioni, ndonëse intervistimet janë gjithnjë e më të shpeshta, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.
Deri më tash, për t’u intervistuar janë ftuar kryeministri aktual në detyrë, Ramush Haradinaj, si dhe ish-udhëheqësit tjerë të UÇK-së, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Shukri Buja. Në fillim të dhjetorit për intervistim është ftuar edhe Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Droja nga frikësimi i dëshmitarëve është një nga arsyet se pse Dhomat e Specializuara kanë selinë në Hagë dhe jo në Kosovë.
Shkrimi i plotë në Radio Evropa e Lirë