Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

99 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

laborator

Foto: Ilustrim

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në kryeqytet janë 99 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 45 raste, Prizreni 28, Gjilani 25, Klina 23, Kamenica 21, Peja 21, Obiliqi 17, Kaçaniku 17, Graçanica 16, Drenasi 15, Malisheva 13, Gjakova 12, e të tjera.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus dhe 17 pacientë të shëruar.

Gjatë kësaj periudhe janë testuat 1.619 pacientë.