Arbëri

941 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë, 83 të vdekur deri më tash

Në Komunën e Prishtinës deri më tani janë 941 raste aktive me koronavirus. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar të dhënat, ku njofton se në Prishtinë deri mw tani kanë vdekur 83 persona si shkak i COVID-19 dhe janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti tutje ka njoftuar përmes pasqyrës epidemiologjike se nga 13 marsi deri më 25 tetor, në kryeqytet janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19.

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit, me 220 raste aktive.